“Nuk do të mbijetoja nëse nuk largohesha”, Amber Heard rikthehet në gjyq kundër ish burrit Johnny Depp

schedule22:53 - 16 Maj, 2022

schedule 22:53 - 16 Maj, 2022

Pas një jave pushim, gjyqi për shpifje i ngritur nga aktori Johnny Depp kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard rifilloi të hënën. Çifti u nda në vitin 2016, por kanë vazhduar të luftojnë në gjykatë për një shkrim të Heard për The Washington Post në 2018, ku fliste për abuzimin në familje.

Heard shpjegoi qëllimin e saj pas publikimit të shkrimit të saj në gazetën amerikane, që e shtyu Depp ta padiste për shpifje. “Unë po përpiqesha të rrisja ndërgjegjësimin rreth disa nga çështjet që sapo përmenda,” tha Heard. Ajo tha se nuk donte ta përfshinte emrin e Depp në këtë çështje.

Timeline: Johnny Depp and Amber Heard | Evening Standard

“Nuk bëhet fjalë për Johnny. I vetmi që mendoi se ishte për Johnny, ishte Johnny,” tha Heard. “Ka të bëjë me mua. Ka të bëjë me atë që më ndodhi pas Johnny. Ka të bëjë me atë që më ndodhi pasi shpëtova nga martesa. Bëhej fjalë për mua, jetën time dhe atë që durova.”, tha aktorja.

Aktorja tha se Depp e kërcënoi se do t’i shkatërronte karrierën. Heard akuzoi gjithashtu ekipin e ish burrit të saj se ka ndërmarrë një “fushatë shpifjeje” kundër saj pasi bëri kërkesë për divorc. Ajo shtoi se nuk i interesonin paratë e Depp-it prandaj vendosi t’i dhurojë paratë e marrëveshjes së divorcit.

Johnny Depp Praises Amber Heard Award Ceremony | British Vogue | British  Vogue

Ajo tha se ndaloi donacionet e saj për Unionin Amerikan të Lirive Civile dhe Spitalin e Fëmijëve të Los Anxhelosit, sepse Depp ngriti padinë prej 50 milionë dollarësh kundër saj. Heard tha se ajo synon të rifillojë donacionet në të ardhmen.

“Kam punuar kaq shumë për të bërë që kjo marrëdhënie të funksionojë … ajo po shpërbëhej. E dija se duhej ta lija. E dija se nuk do të mbijetoja nëse nuk do të largohesha.”, tha aktorja.

Amber Heard's Lawyers Revised Article Johnny Depp Sued Over – The Hollywood  Reporter

Johnny Depp loses libel case tied to Amber Heard in win for domestic  violence victims

/abcnews.al