“Nuk do të ketë sulm të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit”, inteligjenca amerikane: Irani do të godasë përmes aleatëve të tij

schedule12:41 - 9 Prill, 2024

schedule 12:41 - 9 Prill, 2024

“Irani nuk ka gjasa të sulmojë drejtpërdrejt Izraelin: Teherani thuhet se po u kërkon grupeve që ai mbështet të ndërmarrin sulme hakmarrëse.”

Kështu deklaruan burime të inteligjencës amerikane të cituara nga CNN, sipas të cilave Teherani nuk synon një përshkallëzim të konsiderueshëm të situatës dhe është i shqetësuar për çdo përgjigje amerikane apo izraelite ndaj sulmeve të tij.

Sipas Times of Israel, Irani po u kërkon “proxy”, që të nisë sulme me raketa dhe drone në shkallë të gjerë kundër Izraelit në ditët në vijim.

Zyrtarët iranianë kërcënuan se do të nisnin një sulm kundër Izraelit në përgjigje të një sulmi ajror të supozuar izraelit që vrau një komandant të lartë të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) dhe zyrtarë të tjerë ushtarakë që po zhvillonin një “takim sekret” në konsullatën e Iranit në Siri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!