Në studion e ‘Real Story’, u diskutua gjithashtu për zgjedhjet e pranverës. Analisti Frrok Çupi theksoi se në këto zgjedhje nuk do të ketë befasi, pasi rezultati është I përcaktuar.
Gjatë intervistës së tij, ai u shpreh se kjo mazhorancë ka mbartur shumë çështje ndërkombëtare të cilat e kanë ndihmuar zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë.
“Nuk besoj se do jetë befasi asnjëra sepse thuajse është i përcaktuar rezultati. Votuesit janë interesant, sipas studiuesve të psikologjisë, votuesit vendosin në minutën e fundit sepse i bëjnë thirrje vetes kush ka qenë për mua. Kjo është e gjitha çfarë ndodh në zgjedhje.
Partitë e reja janë më shumë mediatike sesa me njerëz në bazë sepse kanë fjalë, por ende nuk janë të konsoliduar si parti politike. Unë nuk shoh ndonjë surprizë sepse nuk është mazhoranca e cila pritet të ketë prapë mazhorancë. Është mazhoranca që është futur në fushën e dikujt, ka bërë diçka për t’ja marrë. Qëkur është futur në këtë rrugë, është kujdesur të marrë çfarë kanë lënë të tjerët. Lanë fate të mëdha. Realisht e gjithë mazhoranca përveç tipit dhe formimit të Edi Ramës ka edhe të majtë edhe të djathtë. E djathta të persëkutuarit u lanë rrugëve nga të djathtët. Vijmë te raporti me fqinjtë, ishin të shkatërruar, i kishin bërë manipulime në dëm të kombit shqiptar, asgjë s’po niste në raport me BE. Ishim para faktit në raport me Kosovën. E kishin trajtuar si një paternal,një herë i thonin që të ndiqte politika të tjera, janë të gjitha çështje të mëdha kombëtare që i mbart kjo mazhorancë.” / abcnews.al