‘Nuk do të kemi mëshirë’, Putin urdhëron FSB-në të gjurmojë rusët që iu bashkuan ushtrisë së Ukrainës

schedule15:36 - 20 Mars, 2024

schedule 15:36 - 20 Mars, 2024

Vladimir Putin ka urdhëruar shërbimet e tij të sigurisë të gjurmojnë qytetarët rusë që luftojnë me ushtrinë e Ukrainës.

Duke folur në një takim të bordit të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) sot, udhëheqësi rus tha se ata që luftuan për Ukrainën ishin “tradhtarë” dhe nuk do të kishte “asnjë mëshirë” për ta.

“Kërkoj, siç ka qenë gjithmonë në historinë tonë, që të mos harrojmë se cilët janë, t’i identifikojmë me emra.

Do t’i ndëshkojmë, kudo që të ndodhen, dhe nuk do të tregojmë mëshirë”, tha ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!