“Nuk do të gënjeja kurrë”, Ema Andrea e Artan Imami, 3 net me sherre e batuta “hidh e prit”

schedule09:36 - 13 Qershor, 2024

schedule 09:36 - 13 Qershor, 2024

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, Artan Imami foli për shfaqjen “Nuk do të gënjejnë kurrë”.

Ai tregoi disa detaje nga kjo shfaqje, që flet për një çift dhe marrëdhëniet mes tyre. Gjatë kësaj interviste aktori i njohur rrëfen edhe emocionet e publikut në sheshin e hapur tek “Tirana Teatër”.

Shfaqja do të jepet këtë të enjte, në orën 19:00 pas “Teatrit të Kukullave”.

“Është një komedi, por që ka edhe elemente dramatike. Përjetohet nga publiku, nga çdonjëri pavarësisht seksit. Sipas meje duhet të jesh komplet idiot të tregosh gjithçka, i bie të mazokisht, pra t’i japësh armë asaj apo atij të të ‘japë dru mazokist’ çdo ditë. E rëndësishme është që të ngelet gjallë marrëdhënia. Ema është një profesioniste shumë e mirë. Ka një element komunikimi shumë i mirë”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!