Për shkaqe ende të paqarta dhjetëra nxënës dhe mësues të shkollës “Janaq Kilica” të Fierit kanë përfunduar në spital. Gjatë kohës së pushimit të madh disa prej tyre janë rrëzuar në tokë në gjende të fikti, të tjetër kanë pasur lotim sysh dhe kollë. Në pamje duken qartë nxënës dhe mësues të shtrirë në trotuar që më pas u shoqëruan për në spitalin e Fierit.
Një prej nxënëseve jep këtë dëshmi.
“Isha në kat të parë po ndihmoja të jepja çantat gocave, isha me profesorin. U ndje edhe era nga palestra. U bllokuam, era u ndje në kat të parë dhe në kat të dytë nga palestra. Më shumë ndjej dridhje trupi dhe ndjehem si e mbytur.
Na thonin që nuk ka nxënës brenda. Një shoqja ime shkoi të marrë motrën që ishte brenda. Gjysma e klasës e vitit të parë ishte brenda. Pati nxënës që u ra të fikët”, tregon një nxënëse.
Ndërsa prindërit dhe gjyshet e tyre mes lotësh, të alarmuar kërkojnë zbardhjen e kësaj ngjarjeje të përsëritur dy herë në një javë. Ata kërcënojnë se nuk do të lejojnë më fëmijët të shkojnë në këtë shkollë.
“Kam mbesën, por nuk të lënë brenda”, shprehet një e moshuar.
“Dua të më sigurohet fëmija. Nuk do ta dërgoj më në shkollë”, thotë një tjetër qytetare.
Ndërkaq policia nëpërmjet një njoftimi për mediat, bëri të ditur se dyshohet se një nxënës i kësaj shkolle ka hedhur një ambient një spraj me përmbajtje piperi.
Disa orë pas ngjarjes mjekët teksa kanë folur për gjendjen shëndetësore pohojnë se zbulimi i llojit të helmit do jetë e vështirë.
“Nuk ishin raste të rënda, por kanë shqetësim psikoemocional. Paraqet vështirësi përcaktimi i lëndës. Sipas klinikës nxënësit kanë vështirësi në rrugët e frymëmarrjes, dhe janë shpesh me kollë”, shprehet një nga mjekët.
Ndërsa Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se pjesa më e madhe e nxënësve kanë lënë spitalin dhe aktualisht po vijojnë të mbahen nën mbikqyrje 14 prej tyre.
Në një njoftim të mëparshëm Ministra e Shëndetësisë, sqaroi se nuk ka të dhëna për ndotje të ajrit në bazë të mostrave të marra nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier.
Mësohet se një analizë më e hollësishëm do të kryhet të enjten në orën 07.30 e në varësi të përgjigjet do të vendoset hapja ose jo shkollës./abcnews.al