Rubrika “1 jetë 5 këngë” në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi, është një nga momentet, ku zbulohet një tjetër njerëzore e shumë personazheve publike. Sot në këtë rubrikë, Ronela Hajati tregoi disa nga këngët e saj, e ndër to ishte edhe “Is this love”, për të cilën tha se do të jetë kënga e dasmës së saj.
“Ja me këtë do martohem unë. Kur të martohem do jetë kjo kënga patjetër. Kjo është për mua kënga e dashurisë më e bukur që më pëlqen shumë sepse pavarësisht se ka atë valsin e dasmën për të kërcyer, ajo titullohet “Is this love”. Që do të thotë në fund të ditës unë prapë do dyshoj se edhe ai që e kam ndarë mendjen për ta pasur është i duhuri”.
Ndërsa po komentonin disa foto ku Ronela ishte shumë e vogël, fëmijë dhe në një moment me babin e saj, Ermali e “ngacmon” nëse e “përndjek” ajo thenia e të ngelurit në derë. Por mesa duket jo, Ronela tha se: “Unë tmerrin më të madh e kam të dalë nga dera”.
Po mami si e ka parë apo komentuar albumin e saj të ri?
“Deri tani i pëlqen shumë Introja, ‘Prologu’ dhe normalisht ‘Alo Alo’. Ca janë këto me seks, me k’shu, nuk i do publiku; Ronela shiko dhe ca do publiku, ja këto këngët kështu do. Ç’janë këto se turp, dhe tani mos bëj më nga këto se vajte 30 vjeç”./abcnews.al

