“Nuk do huazohesh, të dua te Chelsea”, Tuchel “bllokon” transferimin e zbulimit të verës

schedule21:36 - 19 Gusht, 2021

schedule 21:36 - 19 Gusht, 2021

Chelsea e ka nisur sezonin prej kohësh dhe pjesë e ekipit janë bërë edhe një pjesë e “kolonisë” së madhe të lojtarëve të huazuar.

Përveç pjesës së marrjes së ritmit nga ana e senatorëve, kjo ishte një mundësi për të rinjtë që të binin në sy të trajnerit Thomas Tuchel.

Një prej tyre ka arritur të shkëlqejë dhe ka mundur të lërë gjurmë në fazën përgatitore, si dhe në finalen e Superkupës së Europës. Bëhet fjalë për Trevoh Chalobah.

Mbrojtësi i lindur në Sierra Leone dhe i rritur në Angli ka mundur të tregojë aftësitë e tij dhe ka bindur Tuchel që ta mbajë në ekipin e parë dhe të mos e nisë në një tjetër huazim.

Nga Anglia mësohet se strategu gjerman e ka takuar Chalobah dhe i ka thënë se është jashtë listës së huazimeve dhe se dëshiron që ai të qëndrojë në ekipin e parë.

Lille, Valencia dhe Club Brugge kishin shprehur interes për huazimin e 22-vjeçarit, por tashmë do duhet të shohim për të tjerë emra. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!