Nuk do garojë për deputete? Kryemadhi në “Real Story”: Nuk jam e vjetër për të dalë nga loja, por duhet…

schedule21:27 - 4 Qershor, 2024

schedule 21:27 - 4 Qershor, 2024

TIRANË- Përballë gazetarit Sokol Balla në emisionin “Real Story”, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli për qëndrimin e saj në politikë dhe planet për të ardhmen.

E pyetur nëse ka vendosur të heqë dorë nga qëllimet për të qenë larg Kuvendit dhe pa mandat deputeti, Kryemadhi tha se është herët për të folur për këtë gjë, por theksoi se ende ka kohë për reflektim.

Ajo shtoi se nuk “është e vjetër” për të dalë nga profesioni që ka.

“Është shumë shpejt të për folur për këtë zoti Balla është herët akoma. Është procesi i reflektimit që e kemi të nevojshme, për mua si Monikë, për eksperiencën që kam. Unë nuk jam e vjetër për të dalë nga loja, por nuk jam as e re për të filluar diçka të re. Kthimi në eficencë i të gjithë eksperiencës, mendoj se do jetë një mundësi, që do të krijojë ndodhsha dhe një hapësirë tjetër për Monikën, por varet se ku. Është shumë herët, le të kalojmë verën me emocione dhe me ngjyrat  bukura të verës dhe më shumë turistë që kanë ardhur”., tha ajo.

Gazetari Sokol Balla këmbënguli, duke e pyetur Monika Kryemadhin nëse e gjithë përpjekja dhe kontributi i saj në politikë ia ka vlejtur apo jo, për këtë deputetja e Partisë së Lirisë dha këtë përgjigje:

“Do isha nihiliste nëse do thoja se nuk ia vlente. Njeriu ia vlen edhe për një sekondë lumturi për cep gjë, Asnjëherë nuk duhet të bëhemi pishman për atë që ka kaluar, për të vazhduar një etapë tjetër me pozitivitet. Ja ka vlejtur për shkak të asaj që jam sot këtu, Është e vështirë, po, por nëse do ishte  l;e4htë do ta bënin të gjithë. Nuk jam pishman as për mirë dhe as për keq.  Mendoj se Vërtetësia ka qenë arma më e fortë e imja dhe kjo është garancia dhe kolateral, edhe siguresa ime e jetës, e politikës, e dashurisë dhe e mirëqenies”, tha ajo./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!