Nuk do ekstradohet në Hagë/ Dritan Goxhaj: Gjykata Speciale, e jashtëligjshme. Akuza të sajuara ndaj UÇK-së

schedule18:24 - 10 Korrik, 2024

schedule 18:24 - 10 Korrik, 2024

Ish luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj thotë se vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për ekstradimin e tij në Hagë, për të ishte një fitore e drejtësisë.

Në një intervistë për “Special Report” në ABC News, Goxhaj u shpreh se Gjykata Speciale e vendosur në Hagë, është e jashtëligjshme.

Sipas Goxhajt, ndaj tij, por edhe ish pjesëtarëve të UÇK-së, ka akuza të sajuara.

“Procesi ka zgjatur pothuajse një vit. Është një fitore më shumë e drejtësisë, pra prevaloi drejtësia nëpërmjet Shqipërisë dhe nuk e la shtetin shqiptar të bëhet palë me një gjykatë të jashtëligjshme, por e ligjshme e bërë me voat e Kosovës. Por në realitet është një gjykatë e jashtëligjshme, me akuza të sajuara. Përfundimisht Gjykata e Lartë vendosi të pranojë vendimin e Gjykatës së Apelit për mosekstradimin, duke mos u bërë pjesë e lojës së kësaj prokurorie dhe gjykate. Absolutisht që ka, gjatë gjithë kohës ka. Jo akuza të sajuara ër mua, akuza të sajuara në përgjithësi, kjo prokurori, ka sajuar akuza me dokumente të Serbisë, për pjesëtarë të UÇK-së, për UÇK-në, për këtë kam folur dhe për këtë do të vazhdoj të flas. Qëllimi është të demantojnë veprimtarinë e tyre anti-UÇK, anti-shqiptare. Gjykata nuk është e Hagës, është e Kosovës, por e vendosur në Hagë. Gjykata është bërë me shtysë, të nxitur nga deputetë serbë dhe disa deputetë rusë, në PE. Nxitën komision hetimor dhe krijimin e një Gjykate Speciale. Nuk është gjykatë ndërkombëtare. Prokuroria ka marrë dokumente nga Serbia, është bazuar sajesa e këtyre akuzave. Isha përgatitur për më të keqen, që mund të ekstradohesha. Është një fitore për drejtësinë, ka në drejtësi edhe gjyqtarë. Kam qenë dhe jam i gatshëm, nuk do shteroj së foluri, së shkruari, e drejta do të prevalojë. Duhet t’i qëndrojmë të drejtës. Çështjet në Hagë të gjitha i kemi ndjekur”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!