“Nuk di të lexojë”, avokati i Belerit përplaset me gazetaren: Kaluat në fyerje

schedule22:01 - 15 Shkurt, 2024

schedule 22:01 - 15 Shkurt, 2024

Avokati i Fredi Belerit, Eugen Gjyzari dhe gazetarja Anduena Llabani u përfshinë në një debat për çështjen “Beleri” në emisionin “360 Gradë ” në ABC News.

Gjyzari tha se “nuk di të lexojë” për gazetaren, ndërsa shtoi se kaloi në fyerje ndaj Belerit.

Këto deklaratat u kundërshtuan nga gazetarja Llabani, e cila tha se misioni i saj si gazetare është të informojë publikun.

Pjesë nga debati në studio:

Gjyzari: Beleri po goditet një personazh i fortë. Media jo vetëm që informon por edhe edukon. Unë ndoqa emisionin e mëparshëm dhe pashë që gazetarja nuk di të lexojë dhe kaloi në fyerje.

Llabani: Kush janë mediat që paguhen? Misionin më të vështirë e kam unë si gazetare, për të informuar publikun. Nëse ju mbroni interesat e mikut dhe të pandehurit tuaj, unë nuk i shërbej subjekteve politike, dhe nuk jam as gazetare politike.

Gjyzari: Ligji për mediat audiovizive… ligj ka, por nuk interpretohet.

Llabani: Mua po më konsiderojnë si mafie.

Gjyzari: E drejta e informimit ka një kufi. Kufiri juaj është informimi pa shkuar në dinjitetin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!