Nuk dëshiron rinovimin, Liverpool nxjerr në shitje yllin e skuadrës

schedule10:50 - 29 Shtator, 2022

schedule 10:50 - 29 Shtator, 2022

Roberto Firmino me shumë gjasa do të largohet nga “Anfield” gjatë merkatos së ardhshme, pasi lojtari nuk është më në planet e Jurgen Klopp.

30-vjeçari do të largohet kështu pas 7 vitesh qëndrimi një “Anfield”, me “The Reds” që i kanë ofruar rinovimin , por lojtari ka refuzuar pasi kërkon një eksperiencë të re në karrierën e tij.

Në këto kushte drejtuesit e Liverpool kanë menduar ta nxjerri në shtije, pasi kontrata aktuale e lojtarit përfundon në verën e ardhshme dhe për të përfituar nga shitja e tij “The Reds” do të mirëpresin oferta në janar.

Brazilian ka tre opsione për ta vazhduar karrierën e tij, në Spanjë, në Itali apo një rikthim në Gjermani.

Barcelona e sheh atë si zëvendësuesin e duhur të Memphis Depayt nëse holandezi largohet gjatë janarit.

Skuadra më e interesuar mbetet Juventusi, por bardhezinjtë nuk duan të paguajnë për të në janar dhe e duan falas në verë.

Nuk përjashtohet mundësia që autori i tre golave dhe tre asistimeve këtë sezon të rikthehet në janar në Gjermani.

Gjithnjë sipas “The Sun”, Dortmund është gati të shpenzojë 10 milionë euro për brazilianin. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!