ABC zbulon detaje të reja lidhur me vdekjen e 70-vjeçarit Vangjush Prodani në Korçë. I moshuari ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm prej disa kohësh, pasi fëmijët i kishte jashtë shtetit në emigracion.
Prodani prej disa ditësh nuk dilte nga shtëpia. Fqinjët kanë trokitur duke tentuar që të komunikojnë me të moshuarin, por dera nuk është hapur.
Kanë qenë ata që kanë lajmëruar policinë, e cila në momentin që ka hapur derën ka konstatuar se Vangjush Prodani kishte ndërruar jetë.
Vdekja dyshohet natyrale, pasi nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar plagë në trup, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore./ db/ Abcnews.al