Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk deklaruan mbi 22 mijë franga zvicerane/ Durrës, procedohen dy shtetasit kosovarë

schedule12:23 - 30 Qershor, 2025

schedule 12:23 - 30 Qershor, 2025

PKK Port, Durrës/Goditet një rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë, E. H., 41 vjeç dhe F. M., 37 vjeç.

Nga kontrolli i shërbimeve të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, i kryer në bazë të analizës së riskut, dy shtetasve iu gjetën të fshehura në trup, në total 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.



Shuma e parave u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!