Nuk deklaron se kishtë një mollë në çantë, gjobitet 500 dollarë

schedule13:47 - 24 Prill, 2018

schedule 13:47 - 24 Prill, 2018

Një shtetasje amerikane i ka kushtuar 500 dollarë një mollë që iu dha në avion teksa po kthehej nga Parisi për në shtetet e bashkuara të amerikës. Gruaja nuk deklaroi në doganë se kishte një frut në çantë e për këtë arsye u gjobit me 50 dollarë

Një mollë që kushton 400 dollarë. Kjo është fatura që duhet të paguajë një pasagjere e fluturimit Paris  Mineapolis, e cila vendosi  të mbajë në cantë frutin I cili iu dha falas teksa ndodhej në fluturim. Sipas ligjit të doganave gruaja duhej  të kishte deklaruar se kishte në vantë një mollë. Kristal Tedlok, protagonistja e historisë së pazakontë, në një intervistë për BBC e cilësoi ngjarjen si një situatë absurd ku ishte trajtuar si një kriminele për shkak  të një molle.

Gruaja po kthehej në shtëpinë e saj në Kolorado pas një udhëtiminë Paris. Në avionin e parë për Mineapolis ajo nuk kishte ngrënë mëngjes, i cili ofrohej falas dhe fruit I ishte dhënë në një qese plastike në mënyrë që ta merrteme vete. Pas mbërritjes në aeroport gruaja kishte future mollën në cantë dhe I ishte drejtuar e qetë kontrollit në doganë sepse Mineapolis ishte pika hyrësepër në shtetet e bashkuara të amerikës.

Në këtë moment nisën dhe problemet. Agjentët e policisë e pyetën nëse fluturimi nga franca ishte i shtrenjtë dhe ajo u përgjigj që po. Atëherë agjenti i është përgjigjur se do të bëhej dhe më i shtrenjtë pasi do e gjobiste me 500 dollarë. Rregullat e doganës amerikane janë shumë të ashpra: cdo product ushqimor, sidomos nëse është frut apo perime, duhet të deklarohet. Nga ana e saj kompania ajrore konfirmoi versionin e grua për mediat amerikane por duke theksuar se pasagjerëve u thuhet gjithnjë që të ndjekin rregullat e doganave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!