Presidenti i Republikës, Ilir Meta, doli në një konferencë për mediat këtë të enjte. Ai ritheksoi se zgjedhjet e ligjshme dhe kushtetuese janë më 13 Tetor, ndërsa ato të 30 Qershorit tha se nuk kanë qenë të ligjshme.
Meta u bëri thirrje të gjitha palëve të marrin përgjegjësitë e veta dhe të arrijnë një marrëveshje politike për zgjidhjen e krizës politike në vend sa më parë në mënyrë që vendit t’i hapen negociatat në muajin Tetor.
Ndër të tjera, kreu i shtetit tregoi dy hapat për zgjidhjen e krizës politike.
“Nuk besoj në zgjidhjet e shpejta dhe ëndërrimtare, zgjidhje të shpejta brenda një dite, por kjo mund të zgjidhet, dhe hapi i parë është zbatimi i dekretit të Presidentit për zgjedhje lokale më 13 Tetor, dhe hapi i dytë është prapë kërkesa e Presidentit për zgjedhje presidenciale më 13 Tetor”, tha Meta./abcnews.al

