“Nuk bëj më këngë me ty”, Noizy dhe Mozzik vendosin bast live për projektin e ri

schedule21:03 - 21 Tetor, 2021

schedule 21:03 - 21 Tetor, 2021

Noizy dhe Mozzik do të sjellin në mesnatë bashkëpunimin e tyre të parë, për të cilin janë shprehur se do të jetë një “çmenduri”. Dyshja e reperëve kanë dalë pak minuta më parë në një live në Instagram, ku kanë zbuluar detaje nga projekti që mban titullin “Bonjour Madame”.

Mozzik shprehet se është një ndër këngët më domethënëse të albumit të ri, prandaj dhe për këtë arsye ka vendosur ta publikojë të parën. “Noizyn e kam mysafir në album, kemi bërë një super këngë, është më shumë se këngë.”, tha Mozzik. Më tej, reperi zbuloi se albumi përmban 12 këngë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

I pyetur nga Noizy nëse përmban ndonjë diss për reperët e tjerë, reperi tha se “Nuk ka asnjë diss. Në këtë album kam treguar histori të jetës. Kam prekur tema që nuk i kam prekur ndonjëherë.” Të dy e kanë cilësuar si projektin e tyre më të bukur.

Madje me nota humori Noizy i tha Mozzik se nuk do bashkëpunojë më me të sepse natën që kanë xhiruar klipin e kishin tepruar paksa me alkoolin. Duke folur për pritshmëritë e këngës, ata vendosën dhe një bast.

Noizy theksoi se kënga do të arrijë 2.5 milionë klikime brenda 24 orëve ndërsa Mozzik është i bindur për më shumë se 3 milionë. “Ke me pirë 10 shotsa nga alkooli që them unë”, tha Noizy.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

/abcnews.al