Nuk bëhet fjalë për “Tik-Tok”, ky është aplikacioni më i shkarkuar

schedule13:20 - 29 Korrik, 2020

schedule 13:20 - 29 Korrik, 2020

“Tik-Tok” ka qenë aplikacioni më i shkarkuar i iPhone prej disa muajsh.

Ky aplikacion u preferua shumë nga të rinjtë, dhe gjatë pandemisë së koronavirusit, ai ishte një nga burimet e argëtimit për shumë njerëz.

Mirëpo, sipas të dhënave të kompanisë analitike Sensor Toëer, në periudhën nga 1 prilli deri më 30 maj, vendi i aplikacionit më të njohur u fitua nga Zoom, një aplikacion video konferencash. Zoom është shkarkuar 94 milionë herë, ndërsa TikTok ka 71 milionë shkarkime. Ky kalim u cilësua një surprizë për të gjithë.

Ndërsa analistët u shprehën se ky sukses është i jashtëzakonshëm sepse është e rrallë që aplikacione të tilla “serioze” të tejkalojnë më shumë se 50 milionë shkarkime. Zakonisht, shifra të tilla shkojnë për lojëra video ose rrjete sociale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!