Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nuk bëhet fjalë për një këngë, zbulohet surpriza që po përgatit Butrint Imeri

schedule07:30 - 1 Mars, 2021

schedule 07:30 - 1 Mars, 2021

Butrint Imeri po punon për një album të ri. Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i tij, Denis Avdiu në një intervistë për Indeks Online. Ai ka zbuluar se albumi, krahas këngëve solo, do të ketë dhe bashkëpunime, por nuk dihen ende emrat e artistëve.

Pak ditë më parë, këngëtari publikoi në rrjete sociale një pjesë nga kënga e tij më e re. Për këtë projekt menaxheri i tij tha: Këngën “Lule e dashnisë” e kemi publikuar vetëm në Instagram një pjesë të këngës, e kur do të publikohet varet prej rrethanave. Pasi pandemia nuk ka ndikuar vetëm tek ne, por të krejt estrada ka ndikuar goxha, që më ra edhe prodhimi i muzikës”.



Ndërkohë, kujtojmë që projekti më i fundit i këngëtarit u publikua në fund të dhjetorit. Kënga e titulluar “Phantom” u prit shumë mirë nga publiku, duke gjeneruar më shumë se 17 milionë klikime në Youtube./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!