Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Nuk bëhet fjalë për muzikën, Dhurata Dora shënon një tjetër sukses ndërkombëtar

schedule15:47 - 21 Gusht, 2020

schedule 15:47 - 21 Gusht, 2020

Një ndër emrat më në zë të estradës shqiptare është padyshim Dhurata Dora. Dy super projektet e kësaj vere ishin “Ferrari” dhe bashkëpunimi me Azet “Fajet”. Këngët kanë patur një impakt të mirë tek publiku, të cilat kanë gjeneruar miliona klikime në Youtube.

Por, përpos suksesit të saj më muzikë, këngëtarja e hitit “Zemër” ka nisur të bashkëpunojë edhe me markat botërore shumë të njohura. Puma ka zgjedhur këtë herë Dhurata Dorën për fushatën e saj digjitale në tregun e Europës, e cila u realizua në bashkëpunim me markën Zalando. “Jam shumë e lumtur që jam pjese e fushatës së re Puma x Zalando.“, ka shkruar këngëtarja krahas postimit në Instagram.

Kujtojmë që fama e artistes tejkaloi kufijtë shqiptarë, pas suksesit të “Zemër” me Soolking, këngë e cila po arrin shifrën e 500 milion klikimeve në Youtube. Ndërkaq, ajo ka paralajmëruar një duet edhe me Sabri Fejzullahun. Do të jetë një ripunim i këngës “Merrma shiun e Prishtinës”, një nga këngët më të famshme të Fejzullahut. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!