“Nuk bashkohemi me Ramën”, Kulluri reagon për deklaratën e Bardhit: Zëdhënësi i “rrugicës”, vijoi qendrimin për mosndryshimin e Kodit Zgjedhor

schedule17:15 - 12 Janar, 2024

schedule 17:15 - 12 Janar, 2024

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri ka reaguar pas deklaratës së Gazment Bardhi, që grupi i Bashës nuk bashkohet me Ramën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se zedhenesi me i ri i “rrugices”, vijoi edhe këtë të premte me qendrimin per mos ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Sipas Kullurit, bashkedrejtuesi i Komisionit te Reformes Zgjedhore nga opozita eshte nje dhe vetem nje, perfaqesuesi i Partise Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

“Partia Demokratike konstaton me shqetesim se zedhenesi me i ri i “rrugices”, vijoi edhe sot qendrimin per mos ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Kembengulja ne kundershtimin e listave te hapura, voten e diaspores, dhe barazine e votes permes nje zone zgjedhore, eshte me shume se e kuptueshme. Me Listat e Hapura ka dhe kane zero shanse te zgjidhen serish ne parlamentin e ardhshem. Ashtu si Edi Rama qe me kodin aktual është komod ne emerimin e parlamentit, ashtu edhe keta deputete qe presin emerimin nga kati i 8-te, duan te rrembejne sovraniten e qytetareve. E gjith tymnaja e flakadaneve e karriget e përmbysura, jane perpjekje e tyre per marreveshja okulte me Edi Ramen per të mos ndryshuar kodin zgjedhor dhe per te mos hapur listat.

U rikujtojme edhe nje here se bashkedrejtuesi i Komisionit te Reformes Zgjedhore nga opozita eshte nje dhe vetem nje! Perfaqesuesi i Partise Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Strategjia per te sabotuar komisionin e reformes zgjedhore qe te bashkojne votat me Ramen ka deshtuar qe ne nisje. Qytetaret do te marrin nga Partia Demokratike nje reforme zgjedhore qe tu garantoje perfaqesimin e vullnetit te tyre dhe jo te kryetareve e aq me pak kryetareve pa parti por me megafon”, ka shkruar Kulluri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!