Nuk arriti të merrte dozën e parë, 90-vjeçarja ecën 16 kilometra në borë për t’u vaksinuar

schedule08:40 - 20 Shkurt, 2021

schedule 08:40 - 20 Shkurt, 2021

Një nëntëdhjetë vjeçare amerikane sfidoi të ftohtin dhe eci 16 kilometra nëpër dëborë për t’u vaksinuar kundër COVID-19 në Seattle.

Sipas Seattle Times, Fran Goldman nuk arriti të merrte dozën e parë të vaksinës dhe kur iu dha mundësia, ajo nuk hezitoi për asnjë moment dhe pavarësisht stuhisë i shkoi qëllimit të saj deri në fund.

Një shtresë e trashë bore mbuloi qytetin dhe e bëri të pamundur drejtimin e një makine, kështu që Goldman veshi çizmet e saj, mori shkopinjtë e saj dhe përshkoi një total prej dhjetë miljesh (16 km) deri te klinika.

“Nuk ishte e lehtë, ishte një sfidë”, pranoi Goldman për të përditshmen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!