Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, fjalët e fundit të 35-vjeçares para se të vritej nga burri: Pasha këtë fëmijë…

schedule21:37 - 30 Nëntor, 2022

schedule 21:37 - 30 Nëntor, 2022

Prishtina u trondit mbrëmjen e sotme nga vrasja e dyfishtë e nënës së bashku me foshnjën që mbante në bark nga partneri i saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, para Klinikës së Gjinekologjisë, rreth orës 18:00.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, një grua 35-vjeçare që kishte shkuar për ta lindur foshnjën e saj në Klinikën e Gjinekologjisë, u qëllua me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj.

Viktimë mbeti Hamide Magashi, ndërsa autori i dyshuar është Sokol Halili.

Klan Kosova ka rënë në kontakt me një dëshmitare e cila i ka dëgjuar fjalët e fundit të viktimës para se ajo të vritej.

“Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’”.

“Ai veç e ka nxjerrë pistoletën prej xhepit dhe e ka qëlluar dy herë”, ka shtuar dëshmitarja.

Menjëherë pas raportimeve për vrasjen e gruas shtatzënë, Klan Kosova e ka kontaktuar Policinë e Kosovës e cila ia ka konfirmuar vrasjen.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeçare”.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë zyrtarja e për Informim e Policisë, Flora Ahmeti.

Më vonë, lajmin se viktima u qëllua për vdekje në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë e konfirmoi edhe vetë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës./Abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!