“Nudizëm në rërë dhe baltë”, piktorja: Doja të bëhesha mjeke si nëna ime, pasioni për pikturën ka nisur vonë

schedule10:32 - 14 Qershor, 2023

schedule 10:32 - 14 Qershor, 2023

Piktorja nga Kosova, Albana Ejupi këtë të mërkurë në një lidhje direkte tek “ABC-ja e Mëngjesit”, ka folur në lidhje me pasionin e saj dhe ekspozitat e veçanta të realizuara në disa vende evropiane.

Ejupi është shprehur se pasioni për pikturën ka nisur vonë, pasi në fillimet e saj ajo ka pas ëndërr që të bëhej mjeke si mamaja e saj.

Pasioni për art ka nisur shumë vonë dhe pse e kisha ëndërr me e vijuar profesionin e mamit në këtë rast mjeke, duke e pa talentin tim për art mami në shkollë të mesme më ka dërguar në një kurs arti dhe nuk jam ndarë më nga ky rrugëtim.

Ka qenë talent I fshehur që me ndihmë të profesorëve dhe familjes dhe nuk jam sit ë gjithë që thonë se e kanë pasur pasion që e vogël. Kam më shumë se 15 vite që merrem me pikturë, unë jetoj në Vjenë”, ka thënë ajo.

Ejupi është e njohur për veprat e saj nudo të bëra në baltë. Artistja ka theksuar se e veçanta e këtyre veprave është se ato janë të bëra me balte dhe me rërë Kosove, duke i krijuar një lidhje të veçantë me vendlindjen.

Unë influencohem shumë nga trupat e njerëzve dhe ajo që dua të përcjell te publiku është që të përcjell atë që duhet që ne të kuptojmë pse je njeri. Unë kam bërë kërkime të ndryshme dhe ka ndodhur aksidentalisht përdorimi i baltës, pavarësisht pjesës që e marr nga Kosova pasi kjo më ndihmon që të jem sa më afër vendlindjes,  dhe dua me e marrë në vete një pjesë nga ajo. Është babai që më ndihmo për të marrë rërën dhe është ai që ma nis me linjat kryesore të autobusëve Kosovë Vjenë”, ka thënë piktorja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!