Novi pranon rënien, Shehi: Duhet të jemi të egër, nuk dorëzohemi

schedule19:41 - 3 Qershor, 2020

schedule 19:41 - 3 Qershor, 2020

Luftëtari zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe ishte afër marrjes së një pike kundër Kukësit të vendit të dytë. Bluzinjtë humbën raste të pastra dhe u mposhtën nga një gol i Abazajt në minutën e katërt shtesë. Trajneri i skuadrës gjirokastrite, Neritan Novi analizoi ndeshjen, lojën e djemve të tij dhe humbjen e hidhur në “Gol pas Goli” në Supersport.

Është gjynah të humbësh në fund, për vetë sakrificën që bënë çunat. Do ishte më e drejtë të dilte barazim kjo përballje. Duhet të ishte një lojtar i pjekur në shtesë, kur ishte Oshafi. Nëse e mbante pak topin, do dilte barazim. Jam i kënaqur me çunat, që derdhën djersë. Pas goli kishim sërish rast, goditëm shtyllën. Fati ndihmon ekipet më të mëdha gjithmonë.

“E ardhmja? Shumica janë në kontrata, 2-3 vjeçare. Jemi të dalë nga kategoria, do e respektojmë garën deri në fund. Mendojmë për sezonin e ardhshëm. Unë vetë këtu do rri, te Luftëtari”, deklaron trajneri i Luftëtarit.

ORGES SHEHI – Për Orges Shehin ka rëndësi të madhe fitorja ndaj Luftëtarin. Kukësi ia doli në minutën e 94-t falë golit të Kristal Abazajt dhe vazhdon të ndjekë Tiranën, që ndodhet 9 pikë larg. Trajneri Shehi ka folur pas ndeshjes në “Gol pas Goli” në Supersport, duke prekur tema të ndryshme.

“Fitorja më pëlqeu shumë, vlen tre pikë, vjen pas një pushimi të gjatë. Interpretuam mirë, por duhet ta mbyllnim ndeshjen më shpejt. Kjo është pakënaqësia ime. Nuk i marrim lehët ndeshjet, por duhet pak egërsi para portës. Në minutat e fundit çdo skuadër i ka rastet. Duhet të ishim më konkret dhe ta mbyllnim ndeshjen, sikur thashë edhe më parë”.

“Futbolli është aq i poshtër dhe i vështirë, të ndëshkon kur e mendon ndeshjen të mbyllur. Jam i bindur se duhet të punojmë para portës, të jemi agresivë dhe të mbyllin ndeshen. Kur lë pikë në sfida të tilla, atëherë të djegin shumë. Nuk heqim dorë nga objektivat, por duhet të merremi me ndeshjet tona. Nuk dorëzohemi”.

“Kukësi duhet të jetë skuadër, nuk duhet të mendojmë t’i zgjidhim ndeshjet individualisht. Kjo është ajo që dua unë. Është punë e vështirë. Normal skuadrën nuk e kam ndërtuar unë. Po ta kisha bërë, mund të kishte ndonjë ndryshim. Lojtarët duhet të dinë forcën e tyre, kjo është ajo që duhet ta kenë në kokë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!