Luftëtari luajti një ndeshje të mirë, por u mposht 0-1 në Gjirokastër nga Skënderbeu, që iu fal golit të Blerim Krasniqit. Trajneri i bluzinjve, Neritan Novi analizoi humbjen e radhës në Supersport, ku ndër të tjera tha:
“Ekipi zhvilloi një ndeshje me ritëm të kënaqshëm. Gaboi mbrojtja te goli që pësuam, por pati meritë edhe Krasniqi, i cili i mori kohën mbrojtësit tonë. Dëmtimi i Isufit mund të na ketë dëmtuar te goli.
Në ekip kemi çuna me kualitete, të cilët luajnë futboll, por eksperienca e tyre na ka dëmtuar në shumë ndeshje. Në mbrojtje kanë luajtur shumë lojtarë të rinj. Edhe sot u aktivizua një djalë që është pjesë e ekipit U-19, mbrojtësi i majtë.
E thashë edhe më parë, dëmtimi i Isufit mund të na ketë dëmtuar te goli që pësuam“, thekson trajneri i ekipit gjirokastrit. /abcnews.al