Novi: Kam rënë dakord për rinovimin, Luftëtari në Superiore sezonin e ardhshëm!

schedule19:52 - 11 Korrik, 2020

schedule 19:52 - 11 Korrik, 2020

Luftëtari u mposht 3-1 në Laç kundër bardhezinjve vendas. Trajneri i ekipit gjirokastrit, Neritan Novi analizoi humbjen e radhës në prononcimin e dhënë për Supersport, teksa flet edhe rreth së ardhmes.

Nga Luftëtari i shtatorit kanë ikur 12 futbollistë, me përvojë dhe me peshë. Nuk janë pak, nuk është e thjeshtë. Jemi munduar me këta lojtarë të rinj, sot kam aktivizuar tre 18-vjeçarë, dhe në pjesën e dytë ata reaguan.

Luajtëm në një fushë të vështirë përballë një ekipi të vështirë, që luan një futboll të fortë dhe të bukur. U ndëshkuam shpejt, u futëm në presion. Sapo rregulluam diçka pësuam golin e dytë dhe aty u mbyll gjithçka.

E ardhmja? Unë nuk qëndroj për hapësirë për veten time. Kam ardhur të respektoj kampionatin dhe prej faktit që jam gjirokastrit. Sa djersë kam derdhur unë për këtë ekip, këta lojtarë nuk i kanë pirë gota me ujë.

Kam alternativa, ai djali që zëvendësoi sot Kukën në pjesën e dytë është 19 vjeç. E ka grumbulluar kombëtarja, Kukën e kam lënë edhe herë të tjera jashtë. Rinovimi? Vetëm gojarisht kemi rënë dakord me presidentin, me letra nuk kam firmosur kontratën e re.

Mund të rrimë edhe në Superligë, kështu flitet gjithandej. Kemi dëgjuar që Superiorja mund të bëhet me 12 skuadra, nuk do bimë as ne dhe as Vlora, kështu flitet. Nëse jo, do të ngjitemi përsëri në Superiore“, deklaron Novi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!