Novi: I lumtur me barazimin! Mbijetesa? Po mendojmë për Kategorinë e Parë

schedule16:01 - 8 Mars, 2020

schedule 16:01 - 8 Mars, 2020

Neritan Novi, trajneri i Luftëtarit, foli për emisionin “Gol pas Goli” në Superiore, aty ku tha se është i lumtur me rezultatin e marrë kundër Bylisit, por gjithashtu pranoi se mbijetesa, është e pamundur.

NDESHJA – |”E kam thënë dhe herë të tjera që Luftëtari ka një grup lojtarësh të uritur për të luajtur futboll, edhe pse mund të kemi rënë nga Kategoria. Jam i kënaqur me djemtë, ne nuk jemi këtu për të prishur garën. Do të luajmë deri në fund dhe këtë gjë e treguam dhe kundër Bylisit. Me barazimin, jam i kënaqur”.

MBIJETESA – “Është shumë e vështirë mbijetesa, këtë gjë e dimë shumë mirë. Për mendimin tim, kemi zbritur pothuajse nga Kategoria. Po mendojmë më shumë për vitin tjetër në Kategorinë e Parë”.

MUNGESA – “Ccfarë i mungon Luftëtarit? Ne na mungon njeriu gol. Do të dëshironim ta kishim një golashënues në ekip, pasi mund të na ndihmonte shumë. Këta ccuna që kemi, jemi të lumtur, janë lojtarë me të ardhme”, përfundoi Novi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!