Novi: E meritojmë vendin e fundit, do t’i kërkoj dorëheqjen presidentit

schedule19:45 - 27 Qershor, 2020

schedule 19:45 - 27 Qershor, 2020

Trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi, pranoi menjëherë pas humbjes 6-1 kundër Flamurtarit se do t’i kërkojë presidentit të klubit dorëheqjen. PËr Supersport, strategu i gjirokastritëve tha: “Është e vështirë. U përballën dy ekipe me emër. Më erdhi keq për humbjen. Me këtë humbje e meritojmë vendin e fundit. Mbaj përgjegjësi dhe do t’i kërkoj presidentit dorëheqjen time.

Kemi lojtarë të rinj pa eksperiencë, që nuk e durojnë dot presionin. Nuk e duroj dot këtë gjendje të pësojmë çdo javë nga 4-5 apo 6 gola.

E kam thënë dhe herë tëtjera. Kanë ikur 12 lojtarë. Nuk është e lehtë. Kanë mbetur djem të rinj. Kanë kontratë 2-vjeçare. Janë lojtarë me perspektivë.

Ka 5-6 lojtarë që do të  grumbullohen tek ekipi kombëtar në zbor. Më shumë më djeg humbja në Vlorë me ekipin e fundit, minimalja prisja barazim”, përfundoi Novi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!