Novak Djokovic fitoi Roland Garros dhe i dha fund debatit se kush është tenisti më i mirë në botë
Tenisti serb mundi 3-0 (7-6, 6-3, 7-5) me sete norvegjezin Kasper Rud, i cili pavarësisht se u përpoq, ishte i pafuqishëm përballë veteranit.
Ky ishte triumfi i tretë për Xhokoviç në Roland Garros dhe gjithashtu Grand Slam-i numër 23, duke ja parakaluar Rafael Nadalit dhe duke u bërë tenisti me më shumë të tillë në histori.
Sa i përket Rud, kjo është hera e dytë radhazi që ai humbet French Open në finale, ku vjet u mposht nga Rafa Nadal.