Nostalgji për plazhin, fustan ‘pink’ dhe sensacion në Tik-Tok: Karantina e Kiara Titos

schedule20:17 - 7 Prill, 2020

schedule 20:17 - 7 Prill, 2020

Kiara Tito, moderatorja e emisionit “Style Show” në ABC News, vazhdon të jetë aktive në Instagram, edhe pse është prej shumë ditësh në karantinë. Bukuroshja publikon shpesh foto në profilin e saj zyrtar, si dhe i është bashkuar aplikacionit më të ri, Tik-Tok, aty ku ka publikuar dhe një video duke kërcyer, video që ka marrë mbi 230 mijë shikime.

 

Moderatorja simpatike ka postuar dhe foto të ndryshme gjatë ditëve të fundit, ku ka lënë të kuptohet se po i mungon liria, e më së shumti plazhi dhe stina e verës. Ndërsa sot, Kiara Tito ka publikuar një foto me fustan ‘pink’, e ulur në krevat, me mbishkrimin: “Nuk do ta lë më kurrë krevatin tim”. /abcnews.al