Novergjia ka miratuar dozën e tretë të një vaksine anti-Covid për personat e moshës mbi 65 vjeç, sipas një deklarate të ministrit të shëndetësisë Bent Hoie. Duke filluar nga fundi i tetorit ose në fillim të nëntorit, personat të cilët kanë marrë dozën e dytë të paktën gjashtë muaj më parë do të kenë mundësi të marrin dozën e tretë.
Më shumë se 90% e të gjithë norvegjezëve mbi 18 vjeç kanë marrë dozën e parë të një vaksine kundër Covid, dhe 85% e të rriturve janë vaksinuar plotësisht, sipas Institutit të Shëndetit Publik.
Norvegjia ka regjistruar 191,017 raste dhe 861 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al