Norvegjia forcon kontrollin mbi birësimin e fëmijëve nga jashtë

schedule15:32 - 19 Qershor, 2024

schedule 15:32 - 19 Qershor, 2024

Norvegjia ka forcuar kontrollet mbi birësimet e fëmijëve nga jashtë, por do të lejojë që praktika të vazhdojë ndërkohë që heton ligjshmërinë dhe etikën e birësimeve të mëparshme, njoftoi këtë të mërkurë qeveria.

Lëvizja për të lejuar vazhdimin e birësimeve ndërkombëtare është në kundërshtim me organin më të lartë rregullator të Norvegjisë, Shërbimin Norvegjez për Mbrojtjen e Fëmijëve, një agjenci qeveritare e njohur si Bufdir, e cila në janar rekomandoi një pauzë derisa të zhvillohet një hetim.

Në dhjetor, qeveria krijoi një komision të pavarur hetimor për të vlerësuar nëse autoritetet norvegjeze kanë kontroll të mjaftueshëm mbi birësimet nga jashtë dhe nëse ka pasur rrethana të paligjshme ose joetike gjatë birësimeve në Norvegji. Komisioni pritet të përfundojë hetimin në fund të vitit 2025.

Hetimi filloi pasi mediat norvegjeze theksuan birësimet e supozuara të paligjshme, duke pretenduar se disa fëmijë në Filipine u shitën dhe iu dhanë certifikata false të lindjes.

“Qëllimi është të marrim përgjigje nëse dhe në çfarë mase ka pasur situata të paligjshme apo joetike në lidhje me birësimin në Norvegji”, tha ministrja norvegjeze për fëmijët dhe familjet, Kjersti Toppe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!