Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Norvegjia dominon Olimpiadën/ Skuadra kombëtare nordike po respekton gjithë parashikimet

schedule12:46 - 12 Shkurt, 2026

schedule 12:46 - 12 Shkurt, 2026

Ky skiator nordik në një mënyrë sikur personifikon karakterin e të vetëve.

Norvegjia cilësohet favorite për të fituar Lojrat Olimpike të Dimrit, dhe është pikërisht karakteri në momentet e vështira që bën diferencën.

Jens Oftebro ishte një nga kampionët norvegjezë që bënë detyrën, duke kaluar një sfidë aspak të lehtë në garën e 10 kilometrave skijim nordik, apo të krosit në dëborë.



Ai doli më i fortë se një dënim prej 28 sekondash që iu dha për një gabim gjatë skijimit, dhe po ashtu përballoi një pakujdesi të vetën kur thuajse u rrëzua.

Oftebro 25-vjeçar e mori veten ndonëse iu desh të luftonte dhëmb për dhëmb në fund me rivalin kryesor, Johanes Lamparter të Austrisë.

Koha e fituesit ishte 29’59”4, ndërsa austriaku arriti me një sekondë vonesë.

Edhe fituesi i medaljes së bronzit, Hirvonen i Finlandës, nuk ishte larg, dhe mbeti 2.5 sekonda prapa.

Oftenbro, që kishte në garë edhe vëllanë e tij, u bë i fitues i një disipline historike.

Dhjetë kilometra ski nordike zhvillohet që nga fillimi i Lojrave Olimpike Dimërore në 1924, ndërsa është e vetmja garë ku nuk marrin pjesë femrat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!