Është normalizuar situata në doganën e Kapshticës dhe procedurat për kalimin e udhëtarëve vazhdojnë normalisht në të dy anët e kufirit.
Mbrëmë me 10 sportele është realizuar kalimi i shumë personave që prisnin të udhëtonin drejt Greqise prej dy diteve.
Zyrtaret e kufirit thane se kjo situate pati lidhje me defektin në sistemin TIMS të palës greke. Policia greke lejonte vetëm qytetarët me pasaporta greke dhe ata të BE.