Normaliteti i ri, nxënësit në ish-epiqendrën e koronavirusit me mburoja plastike nëpër banka

schedule15:11 - 6 Maj, 2020

schedule 15:11 - 6 Maj, 2020

Më shumë se 50,000 nxënës në qytetin kinez Wuhan janë rikthyer në shkollë më shumë se tre muaj pasi kryeqyteti krahinor u futë në karantinë totale pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit.

Të rinjtë në ish-epiqendrën e pandemisë u paraqitën përsëri në klasë të mërkurën, duke veshur maska dhe duke ecur për një skanuesit termikë.

Autoritetet e shkollës kanë ndërmarrë një seri masash parandaluese për të ndaluar përhapjen e infeksionit, duke përfshirë dhënien e maska për fytyrën dhe vendosjen e ndarjeve plastike në tavolina për të mbrojtur nxënësit nga pështyma e njerëzve të tjerë.

Nxënës në 121 shkolla u kthyen në klasat e tyre për herë të parë që kur zyrtarët mbyllën qytetin në 23 janar për të përmbajtur epideminë.

Një përdorues i Weibo, platforma kineze e ngjashme me Twitter shkruante:

Shkolla është duke u rihapur përfundimisht!’ “Kjo është hera e parë që jam shumë e lumtur që kthehem në shkollë, megjithëse më duhet të bëj një provim mujor në 8 maj”.

Në pamjet e publikuara në mediat sociale duket se nëpër banka janë vendosur ndarje plastike ndërsa nxënësit mbajnë të gjithë maska, ruajnë distancën e kalojnë nëpër sensorë të temperaturës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!