Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbaje të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%.Këshilli Mbikëqyrës gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për të ruajtur stabilitetin e çmimeve. Sipas Guvernatorit Gent Sejko inflacioni pritet të kthehet në objektiv, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026.
Banka e Shqipërisë parashikon që ecuria ekonomike në vend do të mbetet e qëndrueshme dhe pritet të rritet në rreth 4%.
Sipas guvernatorit tregues pozitiv është rritja e punësimit dhe e pagave, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e konsumit familjar.Aktualisht Papunësia ka zbritur në nivelin 8.1%, ndërsa pagat në sektorin privat janë rritur me gati 10%. / abcnews.al/

