“Nord Stream, objektiv legjitim për Ukrainën”, Rusia sulmon presidentin çek: Terrorist

schedule21:37 - 22 Gusht, 2024

schedule 21:37 - 22 Gusht, 2024

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova e krahasoi presidentin çek Petr Pavel me një “terrorist”. Ky reagim vjen pasi Pavel se tubacionet e gazsjellësit Nord Stream do të ishin një “objektiv legjitim” për Ukrainën nëse kjo e fundit qëndron në të vërtetë pas sulmit të vitit 2022.

“E lexova këtë dhe mendova se edhe për një humbës, ishte shumë. Për më tepër, më parë vetëm përfaqësuesit e celulave të ndaluara terroriste ndërkombëtare kanë folur me “mendime” të tilla”, tha Zakharova.

Raportimet në javët e fundit kanë sugjeruar se operativë ukrainas mund të kenë qenë pas sulmit të shtatorit 2022 në Detin Baltik, i cili çau tubacionet e gazsjellësit Nord Stream.

Pavel, një aleat kyç i Ukrainës, u shpreh: “Kur zhvillohet një konflikt i armatosur, ai zhvillohet jo vetëm kundër objektivave ushtarakë, por edhe kundër objektivave të një natyre strategjike. Dhe tubacionet janë një qëllim strategjik,” tha Pavel të mërkurën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!