Nora publikon fotot e nxehta në jahtin luksoz, vëmendjen e merr komenti epik i Erës

schedule11:44 - 14 Gusht, 2020

schedule 11:44 - 14 Gusht, 2020

Këngëtarja Nora Istrefi ka paralajmëruar surprizën e radhës për fansat.

Përmes disa fotove seksi të publikuara në Instagram, ajo ka treguar se shumë shpejt do të publikohet kënga e saj më e re.

Mirëpo, vëmendja e të gjithëve ka shkuar tek linjat trupore të Norës, të cilat janë sa perfekte dhe seksi. E veshur me bikini rozë, Istrefi shihet sipër një jahti luksoz dhe nuk kishte se si të mungonin komentet e shumta. Ai që është pëlqyer nga të gjithë është i motrës së këngëtares, Era Istrefit, që i ka shkruar: ” Qysh osht e mundun kshtu kaq bomb?”.

Edhe fansat e kanë mbështetur këtë pyetje, pasi vitet ikin dhe Nora mbetet po e njëjta, ndonëse tashmë është nënë e një vajze./abcnews.al