Beteja me COVID, Nora Malaj: Kur mjeku i familjes s’di të japë kurën, shyqyr që ke mik Piperon

schedule22:34 - 25 Shkurt, 2021

schedule 22:34 - 25 Shkurt, 2021

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka deklaruar se në kohë pandemie qeveria duhet të pranojë edhe mendimet e personave që vijnë nga kahe të tjera politike që janë ekspertë të fushës, në të mirë të vendit.

Duke qenë një person që e ka kaluar COVID, ish-deputetja e LSI u shpreh në “As pro, as kundër” në ABC se nga eksperienca e saj personale është hasur me mjek familje që nuk kanë ditur t’i japin kurën e nevojshme dhe në këtë rast i është drejtuar Pëllumb Piperos si mik.

“Nuk do të thotë që i kemi vënë pushkën Klodit dhe po e pushkatojmë. Edhe në fillimet e pandemisë kur të gjithë ishim të paditur, kemi dhënë mendime dhe nuk është e vërtetë që nuk na i kanë marrë mendimet, Por problemi është pse ne nuk e trajtojmë problemin jo si të idnividëve por të familjkeve dhe nevojës që kanë qytetarët.

Nuk është turp të thuash që u nisëm dhe bëmë këtë gjë dhe nuk na doli mirë, na ndihmoni ju të fushave, nuk ka rëndësi se ku jeni se është një e mirë kombëtare. Se në fund të ditës të gjithë flasim për të afërmit kur ti lëngon te krevati dhe mjeku i familjes nuk di si t ë ofrohet, nuk di si të japë kurën, këtë e kam rast personal nuk e kam të dëgjuar, ti shyqyr që njeh Piperon që e ke mik ta marrësh në telefon dhe të realizosh shërbimin”, u shpreh Nora Malaj./mv.abcnews.al