Përtej suksesit në muzikë, Nora Istrefi tashmë vjen dhe si një business ëoman e vërtetë. Nora ka hapur një studio fotografike që mban emrin “Serene Photography Studio”. Lajmin e bëri me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale, ndërkohë që së fundmi Nora ka folur rreth kësaj etape të re.
Krahas disa imazheve të realizuara në studion e saj, Nora shkruan se dëshira për të sjellë diçka përtej muzikës ishte e madhe, dhe më në fund e realizoi. “Duke marrë për bazë që kam përfunduar fakultetin e dizajnit të modës, gjithmonë me mu ka flejt dëshira për të bërë edhe diçka më shumë se muzika!
Po e nisi këtë vit të ri me një biznes të vogël që lidhet ngushtë me fushat e mia të jetës, përkatësisht fotografinë! Nisur nga vetja dhe Renee, e di që çdo nënë do dëshironte një set fotografik gjatë shtatzaninë, të foshnjës së porsalindur, me foshnjën por edhe me komplet familjen!
Jam munduar dhe po mundohem të krijoj skena të bukura me ekipen time, momente të paharrueshme për më të dashurit tonë. Shpresoj do ju pëlqej dhe do gjeni imagjinatën tuaj në setet tona dhe projektet në vazhdimësi.”, shkruan Nora. /abcnews.al