Non-grata është e panegociueshme? Berisha: Unë do të vazhdoj atë rrugë që kam nisur

schedule20:47 - 12 Prill, 2022

schedule 20:47 - 12 Prill, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi edhe njëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, se ai nuk do të pranojë asnjë negociatë për të diskutuar për shpalljen e tij  non-grata.

I pyetur nga gazetarët se cila do të jetë rruga për tu afruar me SHBA-të duke parë që non-grata është i panegociueshëm, Berisha tha se ai do të vijojë në rrugën që ka zgjedhur.

Pyetje: Non-grata kush i panegociueshëm, si do t’i përmirësoni marrëdhëniet me SHBA-të

Berisha: Unë nuk kam bërë dhe nuk bëj asnjë përpjekje për negociata. Çdo ofertë për negociata e kam refuzuar, kam zgjedhur atë rrugë që kam zgjedhur.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!