“Non grata e Berishës gjatë presidencës së Trump”/ Nazarko: Ish-kryeministri kultivon shpresën se mund të ndryshojë!

schedule21:04 - 6 Nëntor, 2024

schedule 21:04 - 6 Nëntor, 2024

Analisti Mentor Nazarko në emisioni “Real Story” në ABC News u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha e ka parë fitoren e Trump si një shpresë për çështjen non grata. Por Nazako u shpreh se kjo gjë nuk pritet të ndodhë , duke theksuar se shpallja non grata ndaj Berishës ka ndodhur gjatë Presidencës së Trump

“Ka një besim që Trump në mandatin e dytë pa kompleksin e prishjes të ekuilibrave të brendshëm të tentojë të shkallmojë atë pjesë të shtetit që është e pandryshueshme pavarësisht rotacionit të Presidencave dhe në këtë kuptim mund të ketë dyshime pse jo edhe në atë pjesë që lidhet me Shqipërinë. Por është fakt që shpallja non grata e Berishës ka ndodhur gjatë Presidencës së Trump. Kundërshtimi që Berisha dhe të tjerë, apo zoti Meta, i kanë bërë asaj marrëveshje të paqes, çështja e korrupsionit që Amerika ka informacion për të gjithë, ishte një pretekst. Kundërshtimi i një marrëveshje paqe në Ballkan që është edhe një nga kategoritë e ndëshkueshme me non grata ishte arsye që e ka shtyrë SHBA të penalizonte Berishën. Ishte administrata Trump që e penalizoi ish kryeministrin Berisha. Në themel të kësaj shprese që kultivon zoti  Berisha tek njerëzit e vet, të mos harrojmë që edhe Basha në 2017 pak para çadrës bëri foto me Trump dhe krijohet ndonjë shpresë që po erdhi Trump mund ë ketë ndonjë themel në këtë pretendim…dhe tek ndonjë premtim që mund të ketë dhënë Grenell në cilësinë e tij si qytetar privat, apo si lobist privat që kjo çështje mund të rishikohet, por unë nuk besoj sepse për të njëjtat arsye që non grata është vendosur, administrata Trump që ka halle më të mëdha t’i rikthehet një vendimi të tillë. Berisha e ka si shpresën e fundit apo iluzionin e fundit që kërkon të injektoi që ardhja e Trump mund ta ndryshojë, që unë nuk besoj”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!