Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Non-grata, DASH për Abc: Disa vendime nuk bëhen publike

schedule19:52 - 12 Prill, 2022

schedule 19:52 - 12 Prill, 2022

Departamenti Amerikan i Shtetit duke i kthyer përgjigje emisionit veting në Abc, ka thënë se vendimet ndaj të kurruptuarve mund të njoftohen edhe privatisht për personat nën akuzë. Kjo nënkupton, se mund të ketë politikanë, zyrtarë dhe aktorë të tjerë non-grata, që publiku nuk ka ose nuk do të ketë dijeni për këtë vendim ndaj tyre.

Ka qenë zëdhënësi për Europën dhe Euroazinë Ryan Ëalsh, i cili ka theksuar se Sekretari Amerikan i Shtetit është ai që i cakton nëse do të bëhen publikë ose jo emrat e personave që shpallen non-grata ose jo.

Lexo edhe: DASH për Abc: Do të ketë të tjerë “non grata”

Gjithashtu zëdhënësi ka sqaruar se sanksionet prekin edhe familjarët e personave që shpallen non-grata.

Lista e zyrtarëve të shpallur non-grata nga Shqipëria u shtua me 2 emra: ish deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni, pronari i mediave, Ylli Ndroqi.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!