Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Nominoni Kristinën ta heqim qafe bashkë me mamin”, akuza të rënda mes nënave në “T’ka mami yll”

schedule22:31 - 6 Nëntor, 2021

schedule 22:31 - 6 Nëntor, 2021

Kandidatja e dytë për t’u bërë pjesë e Dance Reality Show “T’ka mami yll” është Laura, e cila zgjodhi për të sfidonte Soarin dhe Aurorën.

Kjo sfidë ndezi shumë debat në spektakël jo vetëm mes prindërve të fëmijëve konkurrentë, por në një moment ndërhyri edhe mamaja e Kristinës. Kjo e fundit hodhi akuza kundër mamit të Soarit, e cila sipas saj në korridore i ka bindur të gjithë të eliminojnë Kristinën dhe mamanë e saj.



“Në qoftë se ty të duket e padrejtë që Laura zgjodhi konkurentë Soarin dhe Aurorën, të duket e drejtë ty si mam që nëpër korridore dhe pas kuintave u thua konkurentëve të nominojnë Kristinën që ta heqim qafe Kristinën dhe mamin e Kristinës. Të duket e drejtë kjo?”, tha mami i Kristinës.

Megjithëse mamaja e Soarit nuk i pranoi këto akuza, të kenë dalë nga goja e saj, fatkeqësisht në fund i biri nuk arriti dot të vazhdonte spektaklin më tej. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!