Noka-Shehajt: Thyej qafën!/ Sherri mes “vëllezërve”, Balluku qesh nga pas

schedule14:56 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 14:56 - 19 Dhjetor, 2024

Dikur ‘vëllezër’ demokratë, sot Flamur Noka dhe Agron Shehaj janë zënë për foltoren e Kuvendit. Si nje sherr i madhi me të voglin për territory, Flamur Noka, ka larguar me forcë nga foltorja e Kuvendit deputetin Agron Shehaj, i cili prej orësh kishte zaptuar foltoren e Kuvendit.

Noka i afrohet Shehajt dhe i kërkon që të largohet nga Foltorja dhe ta lejojë të mbajë fjalën e tij në sallë, mirëpo ai nuk ka pranuar gjë e cila ka sjellë dhe një reagim të ashpër nga ana e demokratit.

“Mu hiq qafe Agron. Mu hiq qafe se po flas. Nuk i bëj debate me ty”, iu drejtua Noka deputetit Shehaj.

Ndërkohë vihet re zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku që qesh nga pas, teksa shikon situatën e tensionuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!