Noka kërkon mobilizim të përgjithshëm, pas protestës modeste te bashkia, mesazh strukturave

schedule18:56 - 29 Gusht, 2024

schedule 18:56 - 29 Gusht, 2024

Edhe pse periudha e pushimeve pothuajse është e mbyllur, sërish tek godia e bashkisë dolën pak qytetarë apo edhe vetë zyrtarë të selisë blu, që organizon këto protesta.

Në protestën e 23-të këtë të enjte deputetët e pranishëm numërohen vetëm me gishtat e një dorë, ashtu sikundër edhe zyrtarë që janë pjesë e kryesisë së PD.

Kjo duket ka shqetësuar Flamur Nokën, që pas izolimit të Berishës në dhjetor, ka marrë frenat e drejtimit në seli blu.

Alarmi i braktisjes duket se ka bërë që Noka të nisë me shpejtësi një mesazh në radhët e anëtarëve të Kryesisë së PD-së, që të mos I lënë protestat vetëm në dorë të simpatizantëve demokratë.

Pjesë nga mesazhi:

“Ky angazhim kërkon më së paku pjesëmarrjen e çdo anëtari/e të kryesisë, të grupit parlamentar, këshillit kombëtar dhe pastaj edhe të strukturave tjera të varësisë deri tek anëtarët dhe mbështetësit tanë në këtë aksion. Duhet të rifillojmë me angazhimin në protestat tek bashkia dhe Rruga e Shpresës. Protestat nuk janë detyre vetëm e anëtarëve dhe simpatizantëve tanë. Jemi kryesi e PD dhe duhet të jemi në ballë të çdo aksioni, proteste, përballje dhe revolte”.

Njësoj si mesazhet e Berishës çdo mbrëmje nga Ballkoni, edhe Flamur Noka po flet për një stinë protestash e revolte, që do të duhet të nis PD-ja por numrat deri më tani nuk e premtojnë ende këtë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!