Tensione dhe përplasje te Rruga e Elbasanit. Protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë, të cilët kanë tentuar që të lirojnë rrugën e bllokuar tashmë prej afro dy orësh nga opozitarët.
Deputeti Flamur Noka është konfrontuar fizikisht me punonjësit e policisë, pasi këta të fundit kërkojnë largimin. Siç shihet edhe nga pamjet e ABC News, ai sulmon dhe kërcënon efektivët.
“Ka përplasje mes policisë dhe protestuesve. Noka ka pasur përplasje të ashpra. Forcat e FNSH po tentojnë që të largojnë protestuesit pranë rrugës së Elbasanit, por ka pasur kundërshtime të ashpra, duke i shtyrë dhe goditur. Policia ka bërë thirrje disa herë”, raportoi gazetari Vija.
/abcnews.al