Noka: Basha një nga kolegët tanë, Alibeajn e respektojmë si kryetar grupi

schedule12:42 - 26 Mars, 2022

schedule 12:42 - 26 Mars, 2022

Përfaqësues të Komsionit të Rithemelimit, kanë mbërritur sot sërish në godinën e Partisë Demokratike për të kryer një inspektim. Në një prononcim për mediat, Flamur Noka foli me tone të ulëta, duke përcjellë vetëm mesazhe bashkimi. Sipas tij e shkuara duhet të lihet pas, ndërsa Lulzim Bashën e konsideroi si një prej kolegëve të tyre.

Pas takimit të djeshëm me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin, Noka tha se do të vijojnë të takohen çdo ditë dhe se janë në kontakt. Ai tha se Alibeajn e respektojnë si kryetar të grupit parlamentar. Javën e ardhshme, bëri të ditur ai do të ketë mbledhje të përbashkët të të gjithë grupit parlamentar.

“Në PD ka vend për çdo qytetar të lirë të këtij vendi, i cili nuk pajtohet me regjimin. Sigurisht nuk do jetë më parti as e bravave dhe blindave, por e dyerve të hapura sepse si e tillë u themelua. Për Lulzim Bashën që do të jetë një nga kolegët tanë.

Takim patjetër, kafe shumë miqësore sepse jemi kolegë. Kemi të njëjtën rrugë dhe regjim përballë. Jemi të hapur për çdo gjë. Nuk na ndan asgjë. Vetëm ndarje nuk kemi. Tani gjithçka në funksion të bashkimit. Jemi në kontakt dhe do të takohemi. Asnjë nuk nda ndan. Të gjitha hijet e së shkuarës hidhen pas.

Jemi në çdo moment në kontakt me kolegët tanë deputetë dhe drejtuesit e strukturave. Unë e them prapë. Fryma jonë është bashkim, jo ndarje. Javën tjetër do të ketë mbledhje të grupit për të organizuar axhendën”, u shpreh Noka ndër të tjera.

Një ditë më parë Gjykata e Tiranës regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit, duke certifikuar vendimet e marra. Vendimet përfshijnë shkarkimin e kryetarit të partisë, nënkryetarëve, kryesisë, rikthimin e vulës dhe logon e vjetër. Sakaq, sipas këtyre ndryshimeve Komisioni i Rithemelimit drejton PD-në deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!