Noizy shënon një tjetër sukses, kryeson në klasifikimet britanike

schedule17:33 - 16 Nëntor, 2020

schedule 17:33 - 16 Nëntor, 2020

Një javë më parë, Noizy publikoi projektin më të fundit që mban titullin “Naughty”. Kënga që e bëri bashkë me Predz UK, Swarmz dhe S1mba është pritur shumë mirë nga publiku, duke tejkaluar shifrën e një milion klikimeve.

Por, ky projekt ka depërtuar dhe në tregun britanik. Kënga është renditur në vendin e parë të top listës britanik “GRM TOP 10”. Lajmi është bërë me dije në faqen zyrtare të GRM në Instagram.

Sigurisht lidhur me këtë ka reaguar dhe vetë Noizy, i cili ka publikuar listën në rrjete sociale, ku shkruan: “Numër 1”.  Kujtojmë që vera që lamë pas ka qenë mjaft e suksesshme për reperin.

Ai publikoi disa këngë që u pritën shumë mirë nga publiku, mes të cilave “Adrenaline”, “All Dem Talk” “Puerto Rico”, këngë që e bëri bashkë me S4MM, “Digital Love” dhe “Party Turn Up”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!